Kinë, 20 qershor Së paku 132 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut në Kinë, kanë njoftuar mediat e këtij vendi.
Mbi një milion njerëz janë evakuuar, ndërsa 86 konsiderohen të zhdukur.
Shirat e rrëmbyeshëm kanë shkatërruar 68 mijë shtëpi. Shërbimi meteorologjik njoftoi se reshjet do të vazhdojnë edhe sot. Numri i madh i të evakuarëve ka krijuar në emergjencë humanitare në disa zona të Kinës.
NOA