English

Kosovë - Komandanti I Fsk-Së Në Turqi Për Seminarin "Rruga E Mëndafshtë"

PRISHTINË, 20 Qershor /ATSH-B.Jashari/.- Komandanti i Forcës së Sigurisë të Kosovës, gjeneral lejtnant Sylejman Selimi ka udhëtuar sot drejt Turqisë, ku do të marrë pjesë në seminarin treditor të nivelit të lartë, "Rruga e Mëndafshtë", organizuar nga Qendra e Trajnimit për Paqe dhe Partneritet e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Turke. Sipas njoftimit të Ministrisë së FSK-së, qëllimi i këtij seminari është njohja me misionin global të NATO-s në rolin e zhvillimit të Sigurisë Kolektive dhe Arkitekturës të Sigurisë Evropiane, që ofron një mundësi të mirë për shkëmbimin e përvojave midis shteteve. Diskutimet në seminar do të përqendrohen në konceptet e reja strategjike të NATO-s, në sfidat që Aleanca e Atlantikut të Veriut po has në rrethana të reja të sigurisë si dhe mundësitë e zhvillimit, bashkëpunimit dhe partneritetit në rrethana të reja të sigurisë. Pjesëmarrësve në seminar, gjeneralë, admiralë, ambasadorë, etj, do t'iu drejtohen përfaqësueses të lartë ushtarakë dhe civilë të NATO-s, akademikë si dhe përfaqësues të lartë shtetëror të vendeve anëtare dhe shteteve partnere./s.d//n.m/
KOMENTE