English

Lezha 3 Mije Vjeçare Me Naten E Bardhe Te Kultures Shqiptare

- Intervistë për ATSH-në nga Kryetari i Bashkisë Lezhë, Viktor Tusha - LEZHE, 20 Qershor/ATSH-G. Marku/. - Ndërkohë që aktivitetet kushtuar Natës së Bardhë të Kulturës Shqiptare të organizuar në qytetin e Lezhës mbrëmë nga Bashkia e këtij qyteti, në bashkëpunim me Universitetin Italian të Turizmit, vazhdonin njëri pas tjetrit duke përshfirë në festë të gjithë komunitetin, ai që ka meritën kryesore në organizimin e këtij aktiviteti, kryebashkiaku lezhjan Viktor Tusha, duke folur ekskluzivisht për ATSH-në jep detaje jo vetëm për festën, por edhe projektet e së ardhmes për ta shndërruar Lezhën 3 mijë vjeçare në një qëndër të turiznit shqiptar. "Së pari, do të doja të theksoja se fillimi i bashkëpunimit me Universitetin Italian për Turizmin në Tiranë është një nga instrumentët më të mirë që i ka kapacitetet e duhura pikërisht në fushën e turizmit", tha Tusha. Sipas tij, në gjirin e këtij unversiteti bëjnë pjesë disa prej specialistëve më të mirë të Europës, profesore nga Universiteti i Firenzes, Lisbonës, Parisit, të cilët kanë kompetencën e duhur pikërisht në hartimin e atyre masterplaneve, të cilat konsiderohen si strategjia më e mirë për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm në një vend si Shqipëria. Tusha bëri të ditur se Shqipëria pikërisht për këtë ka nevojë, për të bërë të mundur ndërtimin e një strategjie të tillë që të funksionojë turizmi, por edhe për të promovuar vlerat kulturore, historike, arkeologjike, të cilat ka vendi. E rëndësishme, shtoi ai, është për të bërë të mundur që këto vlera dhe ky turizëm të kthehen në një shtyllë të fuqishme të ekonomisë shqiptare. "Lezha, tashmë i ka resuerset e duhura. Lezha ka një histori rreth 3 mijë vjeçare, ka një arkeologji të pasur që po e dëshmon dita ditës këtë histori, ka mundësi natyre që në pak metra katror grumbullohen në afërsinë e afërt gjeogrfike, deti, dy lagunat e mrekullueshme etj, që përbëjne të gjithë elementet që bëjnë të mundur që turizmi të provojë një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm në qytetin e Lezhës", shtoi Tusha. Gjatë prononcimit të tij, ai theksoi se në objektin e bashkisë së Lezhës është që një aktivitet i tillë të futet në traditen lezhjane. "Së pari, ne po kërkojmë që ne të mos e bëjmë këtë në një ditë. Sot është Nata e Bardhë e Kulturës Shqiptare, që së bashku me Shegen lezhjane që ne po përiqemi ta kthejmë në simbol të qytetit, si një pemë dekorative, si një frut mitodologjik, si një pemë që jeton në këngë tradicionale lezhjane, si një emër që jeton në emrat e gocave lezhjane", tha ai. "Pra, po përpiqemi që jo vetëm në një aktivitet, por në aktivitete të njëpasnjëshëm të shënojmë dhe të promovojmë gjithë këto vlera kulturore, tradicionale, gastronomike, me qëllim që të prodhojmë një fluks tjetër të turizmit. Normalisht, ne jemi në fillimin e kësaj pune, pasi të gjithë këto resurse nuk është e lehtë që të bëhen së bashku vetëm në një natë, apo vetëm në një aktivitet, por tashmë ne kemi mësuar një gjë, që pas çdo aktiviteti ne pyesim se çfare do të ndodhe. Pra, nuk bëjmë një aktivitet vetëm për aktivitet, por një aktivitet që të ketë impaktin e tij në rritjen e fluksit të turizmit, në promovimin e duhur dhe në momentin e duhur të të gjithë këtyre vlerave që na rrethojnë. Duke i bërë një bilanc të viteve që është në krye të institucionit të bashkisë së Lezhës në drejtim të ndryshimit për mirë të fluksit të turistëve, kryetari Viktor Tusha thotë se nga vëzhgimet e bëra në këtë drejtim dallohet që patjetër ka rritje të numrit të turistëve. "Normalisht, edhe kjo që ne po organizojmë sonte "Natën e Bardhë të Kulturës Shqiptare" është një test jo vetëm për administratën e bashkisë së Lezhës, por është një test besoj edhe për biznesin, i cili duhet të jetë i gatshëm të presë të gjithë këta turistë, t'iu ofrojë atyre paketën e duhur me qëllim që turistët të mos zhgënjehen. Ky është fillimi, vitin tjetër, besoj në këtë datë do të jetë një aktivitet me përmasa ndërkombëtare duke synuar që "Nata e Bardhë e Kulturës Shqiptare" të jetë e përvitshme qytetin e Lezhës. /a.ke/
KOMENTE