English

Mashtronte mjekët si e sëmurë për të marrë morfinë

Firence, 20 qershor, NOA – Për tre vite një 40 vjeçare nga Firencia në Itali ka arritur të marrë një sasi të konsiderueshme morfine nga mjekët duke e përdorur si drogë pa rënë në sy.

40 vjeçarja, emri i së cilës nuk bëhet i ditur nga policia ndërronte mjekët gjithmonë duke u thënë se kish një sëmundje që mund të kurohej vetëm më anë të morfinës. Pasi e përshkruante gjendjen e saj shumë të rëndë, gruaja merrte morfinën me premtimin e herën tjetër do të kthehej të bënte një vizitë te mjeku.

Në këtë mënyrë 40 vjeçarja kish arritur të merrte rreth 1600 njësi morfine nga mjekë të ndryshëm.

Për të humbur gjurmët gruaja kishte me vete dhe disa analiza të fllasifikuara të cilat ua jepte mjekëve që ishin dyshues për gjendjen e saj.

m.xh/NOA/ANSA

KOMENTE