Meksikë, 20 Qershor NOA - Forcat policore kanë gjetur trupat e 12 njerëzve të vdekur pranë vendpushimit të famshëm meksikan, në Kankun.
Hetuesit pohojnë se viktimat janë torturuar më parë dhe më pas janë vrarë nga një bandë e trafikantëve të drogës.
Kufomat e tyre u gjetën të lidhura dhe në to dalloheshin mjaft qartë shenjat e dhunës. Ndaj policia arriti të mblidhte trupat, përkatësisht nëntë meshkuj dhe tri femra, të cilët ishin groposur në afërsi të varrezave, në një zonë prej më pak se tre kilometër nga Kankuni.
“Vdiqën duke u mbytur, janë gjetur me gjymtyrë të lidhura dhe me shenja mjaft të dallueshme torture. Në trupat e të paktën tre prej tyre ishte shkruar shenja Z, që është dhe simboli i bandës Zetas”, - pohoi një zyrtar i qeverisë së shtetit, Quintana Roo, Francisco Alor.
r.b/NOA