Korçë, 20 qershor, NOA – Dy punonjës së Gjykatës së Korçës kanë rënë në pranga për korrupsion. Bëhet fjalë për Arben Hoxhën, 51 vjeç, shef i personelit dhe Shkëlqim Kajmaku, 52 vjeç, Kancelari i gjykatës.
Arrestimi i tyre është bërë për veprën e korrupsionit dhe thyerje të ligjeve që kanë të bëjnë me procedurën e shpalljes së vendimeve. Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Tiranës bëri të ditur se arrestimi i dy punonjësve të policisë është bërë pasi kancelari Shkëlqim Kajmaku ka tentuar të nxjerrë një vendim gjykata para kohe për shumën prej 500 mijë lekësh të reja.
“Shtetasi Arben Hoxha është kapur në flagrancë nga strukturat e policisë, pasi i kishte marrë shumën prej 500.000 lekë një qytetari, në këmbim të nxjerrjes më shpejt të një vendimi ekzekutimi të një çështje civile, vendim të cilin e kishte nxjerrë kancelari i Gjykatës Shkëlqim Kajmaku”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia, në kuadër të operacionit “Kancelari” ka bërë të mundur sekuestrimin e provave dhe arrestimin në flagrancë të dy punonjësve. Paratë i janë marrë një personi të tretë i cili kërkonte nxjerrjen e shpejtë të një vendimi gjykate.
m.xh/NOA