English

Pasqyra E Shtypit Shqiptar

TIRANË, 20 Qershor /ATSH/.- Më poshtë vijojnë titujt kryesorë të gazetave të publikuara ditën e premte, në shtypin shqiptar: Gazeta " Koha Jonë" LSI: REFORMA ZGJEDHORE, TË MBLIDHET TRYEZA E PARTIVE Komisioni për Reformën zgjedhore dhe Çështjet Ligjore në LSI, vlerëson se në tyrezë nuk duhet të marrin pjesë vetëm partitë parlamentare, por të jetë një takim gjithëpërfshirës për ndryshimet në ligjin elektoral. Braho : Gati ndryshimet Tituj të tjerë: Këshilltarët: Krizë reale trafiku dhe ndotja në kryeqytet PS: Ekonomia ka marr pamjen e një fundosjeje të pandalshme Gazeta " Shqip" EURODEPUTETËT PËRPLASEN PËR KRIZËN Kriza në Shqipëri ka arritur të ndajë edhe qëndrimet e europarlamentarëve në lidhje me përgjegjësitë dhe rrugët që palët politike duhet të ndjekin për ta rikthyer jetën politike në vend në normalitet. Tituj të tjerë: Kryeparlamentarja: Për gjykatat, të propozojë edhe Parlamenti Rrokaj: Rëndësi ka cilësia jo paraja Gazeta " Panorama" KRIZA POLITIKE, DAUL ZBRET NË TIRANË Dështimi i arritjes së marrëveshjes mes qeverisë dhe opozitës për transparencë të zgjedhjeve të 28 qershorit nuk po përtypet nga europianët. Kreu i partive popullore në Parlamentin Europian, Joseph Daul pritet të vizitojë Tiranën ditën e mërkurë ( 23 qershor), ku do të takohet me krerët e shtetit shqitpar. Tituj të tjerë: Negociatat, Venecia ndan palët Klodi i Big Borther në polici : Më fyejnë e më kërcënojnë Gazeta " Shekulli" AVOKATI I POPULLIT: OSSH TË KOMPESOJË KONSUMATORËT Në një letër dërguar Entit Rregullator të Energjisë, Zyra e Avokatit të Popullit i kërkon kësaj të fundit që të detyrojë sistemin Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes të bëj kompesimin e konsumatorëve, për shkak se kanë paguar më shtrenjtë faturat e energjisë, pa hyrë ende në fuqi vendimi për shtrenjtimin e saj. Tituj të tjerë: Zhduken makinat e ish-deputetëve LSI :Partitë të ulen për reformën zgjedhore Gazeta Shqiptare TIRANA, LUL BASHA PËRBALLË EDI RAMËS? Edhe pse nuk është mbledhur asnjë nga forumet e dy partive kryseore për të përcaktuar secila do të jetë garra në terren dhe shpallja e kandidatëve, për zgjedhet lokale 2011, ndër më të sigurtat e përfolur deri tani nga PD është ministri i Brendshëm Lulzim Basha. Ndërsa nga kampi socialist situata është ende e paqartë, vet kreu i PS-së, Edi Rama u ka "konfiduar "miqëve të tij në aprti se nuk ka vendosur ende nëse do të jetë kandidat për kryqytetin. Tituj të tjerë: Kriza, Meta :Dialogu në Kuvend Mbyllen kopshtet, do të dezinfektohen /s.d/
KOMENTE