English

Pasqyra E Shtypit Të Kosovës

PRISHTINË, 20 Qershor /ATSH-B.Jashari/.- Më poshtë vijojnë titujt kryesorë të gazetave të Kosovës të ditës së sotme: "Express": Betejë interpretimesh - Pasi Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ta publikojë opinionin për pavarësinë e Kosovës, Prishtina dhe Beogradi do të nisin betejën për interpretimin e tij. Të dy palët do të ndihmohen nga aleatët e tyre. Zyrtarë të lartë kosovarë thonë se "lufta" do të fitohet nga ata që janë më të fuqishëm politikisht. Tituj të tjerë: Të gjithë në Shqipëri - Turistët nga Kosova pritet ta pushtojnë sivjet bregdetin shqiptar. Agjencitë turistike kanë filluar sezonin 10 ditë më herët dhe janë hapur edhe linja të reja direkte. Çmimi për biletë kthyese është nga 10-15 euro. Edhe ofertat "all inclusive" janë liruar dukshëm krahasuar me vitin e kaluar. Shkaktar i këtyre ndryshimeve është autostrada. Presion për Ligj; Nuk po afrohemi; Koment - Një altar më pak "Koha Ditore" Problemet në sistemin gjyqësor dhe prokurorial - Reformat e vonuara, shpëtimi i gjyqësorit - Sistemi prokurorial e ai gjyqësor në Kosovë, sipas udhëheqësve të tij, po përpiqet të këndellet e të aftësohet për luftimin e krimit e të korrupsionit. Kryeprokurori, Ismet Kabashi, thotë se ka guxim të urdhërojë ndjekjen penale dhe arrestimin e kujtdo qoftë. Ndërkaq përfaqësuesit politikë e vlerësojnë të paaftë këtë system Tituj të tjerë: Marrëveshja Serbi-SHBA e vitit 1901, e vlefshme për Kosovën ; Kosovarëve u shtohet pakënaqësia ndaj institucioneve; Iriniej në vizitë fetare jep mesazhe politike Krimet e komunizmit i bëjnë telash Kuvendit I parealizueshëm premtimi i Thaçit për 5 universitete Kamenica i dorëzon Ranillugut dokumentacionin kadastral "Bota Sot": "Autostrada Ibrahim Rugova!" Më mirë nuk ka ku shkon! - Rruga e kombit Shqipëri-Kosovë pa emër Tituj të tjerë: Ata po vijnë në politikë, dikujt po i "dridhet" pushteti! Presidenti Sejdiu mbolli fidanin e miqësisë Kosovë-Malavi Haradinaj: Nuk qeverisë kurrë me Thaçin Kosova - El Dorado e aventuristëve legjionarë Qeverisë përkrahje vetëm për qeverisje të mirë - Editoriali "Kosova Sot": Konflikti i interesit në institucionin më të lartë të Drejtësisë - Kuvendi "fle", nuk shqetësohet nga përbërja e KGJK-së Tituj të tjerë: "Vetëvendosje" në politikë, partitë në pritje të profilizimit të saj - I tremben Albinit Haradinaj për takimin me Thaçin: Jo koalicion me PDK-në Pak kontoll të kazionove Editoriali - Rënia e besimit tek Qeveria; "Zëri" Jeta në kufirin e frikës - Banorët e fshatit Merdar të Podujevës jetojnë vetëm disa metra larg kufirit me Serbinë, prapa të cilit qëndrojnë kazermat e ushtrisë serbe Tituj të tjerë: Kryetari që theu barriarat fshat-qytet Analizë - "Evropianët e izoluar" Qeveria shet pa transparëncë PTK-në Haradinaj nuk e kursen Thaçin./s.d//n.m/
KOMENTE