Poloni - Zgjedhje Presidenciale - Sondazh: Komorowski Në Krye Të Turit Të Parë Me 40,7 Për Qind
VARSHAVË, 20 qershor /ATSH-AFP/ - Kandidati liberal Bronislaw Komorowski doli në krye të turit të parë të zgjedhjeve presidenciale të ditës së sotme në Poloni, me 40,7 për qind të votave, duke ftuar ndaj rivalit të tij konservator Jaroslaw Kaczynski, i cili mori 35,8 për qind, mësohet nga një sondazh pas mbylljes së qendrave të votimit, i publikuar nga televizioni publik TVP.
Sipas një sondazhi tjetër, i publikuar nga televizioni privat TVN24, Komorowski mori 45,7 për qind të votave dhe Kaczynski 33,2 për qind të votave.
Nëse këto dy sondazhe konfirmohen nga rezultalte zyrtare, dy rivalët do të përballen në turin e dytë të zgjedhjeve i parashikuar për më 4 korrik.
/I.Pu.