English

Presidencialet në Poloni, exit pollet: Komorowski 40,7 %, Kaczynski 35,8 %

Varshavë, 20 qershor, NOA – Në zgjedhjet prezidenciale të zhvilluara sot në Poloni, polakët duket se kanë votuar për president të ri të Polonisë, Bronislav Komorowskin, i cili sipas exit poll-eve ka fituar 40,7 përqind të votave.

Sipas exit poll-eve në televizionin polak, Komomorowski është i pari duke lënë pas, kandidatin e Partisë Konservatore Pis, Jaroslaw Kaczynski që ka 35,8 përqind të votave.

Por, kur diferenca e votave nuk kalon 5 përqindëshin si në këtë rast, gjithnjë sipas exit polleve direkte në Poloni, nënkupton se për të zgjedhur presidentin e ri të Polonisë duhet të ketë edhe një raund balotazhi, në 4 korrik.

Sipas një tjetër exit poll-i të televizionit Tvn24, Bronislaw Komorowski ka marrë plot 45,7 përqind, ndërsa Jaroslaw Kaczynski 33,5 përqind të votave.

Sipas gjasave të dy exit pollet, në rast se vërtetohen shënjojnë nevojën e një raundi të dytë zgjedhjesh për presidentin e ri të Polonisë.

mit/NOA
KOMENTE