Ps Ripërsërit Kërkesën Për Hapjen E Kutive
TIRANË, 20 Qershor/ ATSH/- Partia Socialiste i bëri sot thirrje sërish Kryeministrit Sali Berisha që të lejojë hapjen e kutive, duke e konsideruar kërkesën e saj, si legjitime.
Deputeti i PS-së, Besnik Baraj tha gjatë një konference për shtyp se, "me kërkesën për transparencë, PS kërkon të mbyllë etapën e tranzicionit në Shqipëri".
Sipas tij, "Berisha nuk bën hapat e duhura për të provuar sa i ndershëm është dhe kjo është e papranueshme për një vend me standarde demokracie".
Në vijim të deklaratës, Besnik Baraj shtoi se, "ne i bëmë hapat tona drejtë kompromisit, me të vetmin synim që t'a radhisim Shqipërinë përkrah vendeve të BE-së, jo vetëm përsa i përket lirisë së vizave, por dhe standarteve demokratike"./s.d//n.m/