English

Rivali i Presidentit Sarkozy formon parti

Paris, 20 qershor, NOA - Ish-kryeministri i Francës Domenik de Villepin i ka shpallur presidentit Nocolas Sarkozy luftë të hapur. 56 vjeçari themeloi me disa mijëra ithtarë të tij në Paris një parti të re konservatore, e cila quhet "Republika solidare".

Ai dëshiron të krijojë një alternativë ndaj qeverisë aktuale, tha Villepin. Në se kandidon në zgjedhjet presidenciale në 2012 kundër Sarkozy-së, ai këtë e la të hapur.

Villepin ishte nga viti 2005 deri në 2007 kryeministër nën udhëheqjen e Presidentit Jacques Chirac.

Ai kishte luftuar ashpër me Sarkozy-në pas zevëndësimit të tij. Në një proces për përzierje në një fushatë diskriminimi kundër Sarkozy-së Villepin ishte lënë i lirë në janar.

m.xhNOA/DV

KOMENTE