English

Rripi i Gazës, Israeli heq embargon për produktet e nevojshme qytetare

Jeruzalem, 20 qershor, NOA – Israeli ka zyrtarizuar sot hyrjen në Rripin e Gazes të të gjitha produkteve për përdorim qytetar.

Vendimi i Jeruzalemit zyrtar është marrë sot pas takimit kokë më kokë të kryeministrit izraelit, Benyamin Netanyahu me të dërguarin Tony Blair.

Tashmë bllokada duket të jetë hequr vetëm për prodhimet e përditshme, por barrikadat e Izraelit në Rripin e Gazës, vazhdojnë të qëndrojnë për të ndaluar hyrjen e anijeve, armëve dhe materialeve të ndryshme ushtarake.

Vendimi i Izraelit duket i qartë për të lejuar hyrjen në Rripin e Gazës të gjithçkaje, që nuk ndalohet shprehimisht në urdhëresën e paraqitur nga autoritetet e larta të Jeruzalemit.

mit/NOA
KOMENTE