English

Shba Mbështet Plotësisht Heqjen E Pjesshme Të Embargos Nga Izraeli

UASHINGTON, 20 qershor /ATSH-AFP/ - Shtëpia e Bardhë shprehu sot mbështetjen e plotë për vendimin e Izraelit për autorizimin e hyrjes së të gjitha mallrave për përdorim civil në Rripin e Gazës, duke theksuar se kjo mund të "përmirësojë" jetën e përditshme të palestinezëve të cilët jetojnë atje. "Mendojmë se vënia në zbatim e masave të njoftuara nga qeveria izraelite sot do të përmirësojë jetën e banorëve të Gazës dhe ne do të vazhdojmë ta mbështesim këtë veprim", deklaroi në një komunikatë zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Robert Gibbs. "U bëjmë thirrje të gjithë atyre që kërkojnë të transportojnë mallra ta bëjnë këtë nëpërmjet rrugëve të parashikuara për këtë qëllim në mënyrë që ngarkesat e tyre të mund të kontrollohen", shtoi ai. "Nuk duhet të ketë konfrontime të kota dhe u kërkojmë të gjitha palëve të veprojnë në mënyrë të përgjegjshme për t'iu përgjigjur nevojave të banorëve të Gazës", bëri të ditur Gibbs. Izraeli vendosi sot autorizimin e hyrjes së të gjitha mallrave për përdorim civil në Rripin e Gazës, duke mbajtur në të njëjtën kohë bllokadën detare për të penguar importin e materialeve të luftës në këtë territor palestinez. /I.Pu.
KOMENTE