Bratislavë, 20 qershor, NOA - Sllovakia ka mëdyshje nëse do të nënshkruajë ose jo pjesëmarrjen në paketën e ndihmave për Greqinë, për të cilën është obliguar qeveria e kryeministrit të deritashëm, Robert Fico.
Me një gjë të tillë, ekspertët thonë se Sllovakia po i shkakton probleme Bashkimit Evropian, sepse paketa e ndihmave mund të hyjë në fuqi vetëm atëherë kur të nënshkruhet nga të gjitha vendet anëtare të Eurozonës.
“Kjo do të dërgonte një sinjal të keq në treg. Edhe pse Sllovakia është vend i vogël, kjo do të tregonte se Eurozona nuk është unike”, ka thënë analisti i Qendrës për Politikë Evropiane, Janis Emanuelidis.
Kryeministri në largim i Sllovakisë u ka bërë thirrje përfaqësuesve të katër partive të djathta, të cilat po negociojnë për koalicionin e ri qeveritar, që të bien dakord për mbështetjen e paketës së ndihmave.
Partitë e koalicionit të ardhshëm e kanë kundërshtuar kategorikisht atë dhe të gjitha përgjegjësitë i kanë hedhur mbi qeverinë në largim.
NOA/RFE