English

Sport-Botëror/ Italia Zhgënjen Sërish, Vetëm Barazim Me Modestët Neozelandeze

TIRANË, 20 Qershor/ ATSH - Gjergji Mima/ - Edhe Zelanda e Re nuk është një pengesë e lehtë për Italinë në Kupën e Botës 2010. Në Nelspruit përfaqësuesja "azzurre" nuk mundi të shkoje dot përtej një barazimi 1-1 përballë modestëve neozelandezë në ndeshjen e dytë për grupin F. "All Whites", të renditur në vendin e 78-të në FIFA, shënuan në minutën e 7-të me anë të Shane Smeltz, i cili shfrytëzoi një gabim të kapitenit të Italisë, Fabio Cannavaro. Rikardo Montolivo goditi shtyllën për Italinë në minutën e 27-të, përpara se Vincenzo Iaquinta të barazonte me penallti në të 29', kur Tommy Smith pengoi Daniele De Rossi në zonë pas një goditje nga këndi. Italianët u përpoqën në disa raste të fitonin takimin, por shtylla e Montolivos dhe goditjet me kokë të Kielinit nuk mjaftuan për të marrë tre pikët. Tashmë italianët i pret Sllovakia në një ndeshje të drejtpërdrejtë për kualifikimin, ndërsa Zelanda e Re do të luajë përballë Paraguajit që është fare pranë kualifikimit. Mesfushori i Italisë, Daniele De Rosi, u zgjodh nga FIFA si lojtari më i mirë i ndeshjes. Pas ndeshjeve të dyta, Paraguaji udhëheq grupin F me 4 pikë, Italia dhe Zelanda e Re kanë nga 2 pikë dhe në vend të fundit me një pikë Sllovakia. Grupi F Itali - Zelanda e Re 1-1 Shënues: Smeltz 7'/ Iakuinta 29' (p) Italia (4-4-2): Marchetti; Zambrotta, Cannavaro, Chiellini, Criscito; Pepe (Camoranesi), De Rossi, Montolivo, Marchisio (Pazzini); Iaquinta, Gilardino (Di Natale). Trajner Marcello Lippi Zelanda e Re (4-5-1): Paston; Reid, Nelsen, Vichelich (Christie), Smith; Fallon (Uood), Bertos, Elliot, Lochhead, Killen (Barron); Smeltz. Trajner. Riki Herbert /a.ke/
KOMENTE