Sport-Botëror/ Paraguaji Mposht Lehtësisht 2-0 Sllovakinë
TIRANË, 20 Qershor/ ATSH - Gjergji Mima/ - Paraguaji fitoi dhe bindi kundër një Sllovakie të dobet, në një ndeshje të dominuar nga fillimi deri në fund.
Në Bloemfontein vendosën goli i Verës në minutën e 27-të, i cili shfrytëzoi mjaft mirë një pasim të Barrios dhe goli i Riveros në minutën e 85-të.
Sllovakia nuk pasti asnjë reagim, duke mos qenë asnjëherë në gjendje të shqetësojë portierin paraguajan Villar. Zhgënjyese edhe prova e kapitenit sllovak, Marek Hamsik. Sllovakia kishte paralajmëruar lojë agresive në sulm, por ekipi i Paraguajit nuk i la mundësi kundërshtarit, pasi ishte dominues në fushë dhe këtë e demonstroi me realizimin e 2 golave.
Me këto tre pikë "kuqeblutë" shkojnë në kuotën e 4 pikëve në grupin F, ku pritet të luhet edhe ndeshja Itali - Zelanda e Re.
Grupi F
Sllovaki - Paraguaj 0-2
Shënues: Vera 27', Riveros 85'
Sllovakia (4-3-3): Mucha; Pekarik, Durica, Skrtel, Salata (Stoch); Kozak, Strba, Hamsik; Veiss, Vittek, Sestak (Holosko). Trajner: Veiss
Paraguai (4-3-3): Villar; Bonet, Alcaraz, Da Silva, Morel; Vera, Riveros, V. Caceres; Santa Cruz, Valdez (Torres), Barrios (Cardozo). Trajner: Martino /a.ke/