English

Tenton të vrasë një qen, por plagos dy mbesat, janë në gjendje kritike jete

Lezhë, 21 Qershor 2010 NOA – Dy vajza janë plagosur pasi kushëriri i tyre tentoi të vriste një qen por plumbat i hodhi në drejtim të të miturave. Ngjarja ka ndodhur këtë mbrëmje, në fshatin Mërqin rreth 15 kilometra larg qytetit të Lezhës, raporton korrespondenti i agjencisë NOA.

Nga hetimi dhe dëshmitë e vendngjarjes, bëhet e ditur se 40 vjecari Zef Zefi nga vendbanimi i mësipërm, tentoi të asgjësojë një qen që e gjente si fajtor për ngrënien e pulave që ai mbarështonte pranë shtëpisë.

Teksa kishte ngrehur çiften dhe s’po i kursente plumbat në përpjekje për t’i marrë jetën qenit, ka shtier duke plagosur dy vajzat e vëllait të tij, përkatësisht njëra 14 vjeçe dhe tjetra dy vjet më e madhe.

Sipas hetimit, në momentin që është bërë qitja, Zefi ka shtier në drejtim të gardhit ku edhe dallonte të ishte qeni, por pa e ditur se matanë gardhit që e ndante me vëllanë, gjendeshin dy mbesat e tij.

Pas plagosjes së dy vajzave të vëllait, Zefi i ka dërguar ato menjëherë në spitalin e Lezhës por mjekët thanë se dy të miturat janë në gjendje kritike për jetën.

Sakaq, Zefi më pas është vetëdorëzuar në Komisariatin e Policisë së Lezhës në një gjendje të rënduar psikologjike.

r.n/NOA

KOMENTE