English

Turqi - Një Ushtar Humbë Jetën Dhe Një Tjetër Plagoset Nga Një Sulm I Pkk-Së

ANKARA, 20 qershor /ATSH-AFP/ - Një ushtar turk u vra dhe një tjetër u plagos natën ndërmjet të shtunës dhe të dielës në një sulm në kazermat e tyre pranë lokalitetit Palu, në lindje të Turqisë, duke e çuar në 12 bilancin e ushtarëve të vrarë nga sulmet e rebelëve kurdë në dhjetë ditët e fundit, njoftoi sot agjencia e lajmeve Anadolli. Një grup rebelësh të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) sulmuan kazermat në një zonë rurale thekson agjencia. Dita e shtunë ishte më vdekjeprurësja e dy viteve të fundit për ushtrinë turke, e cila ka humbur nëntë ushtarë gjatë një sulmi të një grupi të përbërë prej dhjetëra rebelësh kundër një kapanoni të ushtrisë në kufi me Irakun, në Turqinë juglindore. Dymbëdhjetë rebelët, sipas ushtrisë, u vranë nga përgjigja e menjëhershme ushtarake. Më pas aviacioni ushtarak turk bombardoi gjatë të gjithë ditës pozicionet e PKK-së në veri të Irakut. /e.v/
KOMENTE