Johanesburg, 20 qershor, NOA – Pesëherë kampionët botërorë të Brazilit kanë siguruar kalimin në 16-e, të botërorit, pas fitores së dytë në grup.
Formacioni i Dungës ka mundur 3 – 1 Bregun e Fildishtë, në një ndeshje që u dominua në pjesën më të madhe nga brazilianët.
Luis Fabiano shënoi golin e parë të takimit në minutën e 25-të të pjesës së parë.
Ishte pikërisht Luis Fabiano që rigjeti për herë të dytë rrugën përdrejt rrjetës në minutën e 51-të të takimit.
Futbollisti brazilian para se të finalizonte goditjen drejt portës kundërshtare, e ka prekur dy herë topin me dorë, një veprim që nuk u vu re nga gjyqtari i takimit.
Pas një pasimi të dhënë nga Kaka’, golin e tretë për yjet e selesaos, e shënoi Elano, në minutën e 62-të.
Bregu i Fildishtë arriti ta ngushtojë diferencën vetëm në minutën e 78 –të, pas një gjuajtjeje me kokë të sulmuesit të Celsit, Didier Drogba.
Kur s’mbeteshin thuajse minutat e fundit të ndeshjes, Kaka’ u dënua me karton të kuq nga gjyqtari i takimit, pasi kish marrë më parë, një të verdhë.
Pas fitores me Korenë e Veriut dhe kësaj me Bregun e Fildishtë, Selesao është tashmë skuadra e tretë që siguron kalimin e fazës në grupe përdrejt ndeshjeve në 16-e, pas Argjentinës dhe Holandës.
mit/NOA