English

Zhvillohen zgjedhjet presidenciale në Poloni

Varshavë, 20 qershor, NOA - Në Poloni do të zgjidhet sot president i ri. Rreth dy muaj pas vdekjes së presidentit Lech Kaczynski, në një tragjedi me avion në Rusi, këtë të dielë konkurrojnë dhjetë kandidatë për pasardhësin e tij.

Por shanset për këtë post i ka vetëm kryetari liberal i Parlamentit Bronislaw Komorowski dhe vëllai binjak i presidentit të vdekur, Jaroslaw Kaszynski.

Të ftuar në këto zgjedhje janë më shumë se 30 milionë polakë. Në se në zgjedhjet e sotme asnjë kandidat nuk arrin qysh në raundin e parë të fitojë shumicën absolute të votave, atëherë do të zhvillohet raundi i dytë më 4 korrik.

Popullariteti më i madh ka qenë për vëllain e Presidentit të vdekur. Nga një sërë analistësh kjo gjë është parë si e rrezikshme. Kaszynski mund të marrë mbështetje masive popullore, thonë analistët, por kjo është një lloj keqardhje e polakëve dhe jo një zgjedhjeve reale politike.

Nga ana tjetër karriera e Jaroslav Kaszynski, gjatë kohës që ka qenë kryeministër ka pasur shumë ulje ngritje në marrëdhëniet e ekzekutivit me biznesin.

m.xh/.NOA
KOMENTE