English

Afganistan - Isaf: Dy Ushtarë Humbin Jetën Në Jug Të Vendit

KABUL, 21 qershor /ATSH-ANSA/ - Dy ushtarë të forcave ndërkombëtare kanë humbur jetën sot në jug të Afganistanit, njoftojnë burime zyrtare të Forcës ndërkombëtare për mbështetjen e sigurisë (ISAF) në Kabul. Pa e përmendur kombësinë e viktimave, ISAF njofton se dy ushtarët humbën jetën për shkak të plagëve që kishin marrë nga shpërthimi i pajisjeve shpërthyese të improvizuara (ied), që zakonisht aktivizohen nga talebanët. Katër ushtarë të tjerë të forcave ndërkombëtare, tre prej të cilëve australianë, gjetën vdekjen sot kur helikopteri i tyre u rrëzua në Kandahar. Deri tani nuk ka dyshime se në incident janë përfshirë rebelët. /e.v/
KOMENTE