Afganistan - Okb: Rritet Dy Herë Më Shumë Numri I Personave Të Varur Ndaj Drogës
KABUL, 21 qershor /ATSH-AFP/ - Afganistani numëron të paktën dy herë më shumë persona të varur nga droga se pjesa tjetër e botës, sipas një raporti të publikuar sot nga Zyra e Kombeve të Bashkuara kundër drogës dhe krimit (ONUDC).
"Pas tre dekadave traumatike që kanë të bëjnë me luftën, aksesi i palimituar i tregtimit të drogave dhe aksesi i limituar i trajtimeve kanë krijuar një problem të rëndësishëm dhe një rritje të toksimanisë në Afganistan'', deklaroi drejtori ekzekutiv i ONUDC, Antonio Maria Costa në një komunikatë.
Rreth tetë përqind e afganëve kanë problem me varësinë ndaj drogave si opiumi, heroina apo kanabisi.
Rreth një milionë afganë nga 15 deri në 64 jeç kanë problem me drogën, por nuk marrin trjatim mjekësor.
Sipas raportit, numri i konsumatorëve të rregullt të opiumit është rritur deri në 53 për qind duke arritur nga 150 000 në 230 000 në pesë vitet e fundit.
Në të njëjtën kohë numri i konsumatorëve të heroinës është dyfishuar duke arritur nga
50 000 në 120 000./
/ec/ a.jor.