English

Afganistan - Rrëzohet Një Helikopter I Isaf, 4 Ushtarë Humbin Jetën

KABUL, 21 qershor /ATSH-ANSA/ - Katër ushtarë të huaj humbën jetën sot në një aksident ajror, kur helikopteri me të cilin po fluturonin u rrëzua në jug të Afganistanit, njoftoi sot Forca ndërkombëtare për mbështetjen e sigurisë (ISAF). Më parë qeveria australiane njoftoi se tre ushtarët e saj kishin humbur jetën dhe një tjetër ushtar i NATO-s rezultonte i humbur. Në një komunikatë të shpërndarë sot në Kabul, ISAF njofton se është hapur një hetim për incidentin dhe se deri tani nuk ka pasur elementë për të konfirmuar "një përfshirje të armikut në incident". Ndërsa qeveria australiane njoftoi nga ana e saj se helikopteri, që kishte në bord 15 ushtarë të huaj, ndër të cilët 10 australianë, u rrëzua në provincën jugore të Kandaharit. Shtatë ushtarë të tjerë australianë mbetën të plagosur, ndër të cilët dy në gjendje të rëndë. /e.v/
KOMENTE