English

Afganistan - Tre Ushtarë Australianë Humbin Jetën Në Një Aksident Ajror

SIDNEJ, 21 qershor /ATSH-AFP/ - Tre ushtarë australianë humbën jetën pas rrëzimit të një helikopteri në jug të Afganistanit, njoftuan sot burime ushtarake. "Me hidhërim ju informojmë se tre nga ushtarët tanë gjetën vdekjen për shkak të një incidenti ajror", deklaroi gjenerali i forcave australiane, Angus Houston. Ministri i Mbrojtjes John Faulkner njoftoi se një tjetër ushtar i NATO-s, për të cilin nuk përmendet kombësia, rezulton i humbur pas aksidentit. /e.v/
KOMENTE