Afrikë e Jugut, 21 Qershor NOA – Pas dëmtimit që pësoi në ndeshjen me Bregun e Fildishtë nga i cili u detyrua të dilte dhe nga fusha e lojës në minutën e 22, të gjithë ishin të shqetësuar për gjendjen e mesfushorit të Brazilit, Elano.
Mjeku i ekipit kombëtar të kësaj skuadre, Hoze Luiz Runco, ka përjashtuar çdo lloj dëmtimi serioz që mund të përfshinte lojtarin në fjalë. Diçka e tillë e ka qetësuar së tepërmi dhe teknikun Dunga, i cili mbështet shumë tek ky futbollist. Me sa është bërë e ditur Elano do të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës dhe të fundit në grupe, në të cilën ekipi i Brazilit do të përballet me Portugalinë.
r.b/NOA