Afrikë e Jugut, 22 qershor 2010 NOA - Terrenet sportive të stadiumeve të Botërorit i cili po zhvillohet në Afrikën e Jugut do të mbulohen dhe kjo duke filluar që nga faza e dytë e ndeshjeve në grupe.
Marrja e kësaj mase, ende e pamiratuar, ka si qëllim mbrojtjen e fushave nga i ftohti dimëror, i cili ndikon negativisht mbi to.
“Do të mbulojmë fushat dhe do të instalojmë llamba të posaçme,” - tha John Lockyer, shefi i FIFA-s për cilësinë e fushat.
Krahasuar me Kupën e Konfederatave të vitit të kaluar, gjatë Kupës së Botës mirëmbajtja e terreneve sportive është përmirësuar dukshëm.
r.b/NOA