Afrikë e Jugut, 21 Qershor NOA - Ka qenë një dominim i Portugalisë përgjatë gjithë ndeshjes së zhvilluar në Cape Town.
Skuadra e Cristiano Ronaldos i ka dhënë fund ëndrrave të Koresë së Veriut, duke e eliminuar dhe shkatërruar me rezultatin e thellë 7 - 0.
Pjesa e parë duhet thënë se nisi me ritme mjaft të ngadalshme, ku u zhbllokua vetëm falë golit të Meireles, i cili erdhi në minutën e 25 të takimit.
Më pas në pjesën e dytë erdhën dhe golat e shumtë të portugezëve, që nisën me Liedson e Ronaldo dhe u ndoqën nga ato të shënuar prej Simaos (53’), Almeida (56’) dhe dy gola të Tiagos, ku për tu përmendur është se ata u realizuan në harkun e pak minutave.
r.b/NOA