English

Afrikë e Jugut, Zvicra dorëzohet para Kilit

Afrikë e Jugut, 21 Qershor, NOA - Ka qenë një gol i shënuar nga Gonzalez, ai që i ka dhuruar fitoren përfaqësueses së Kilit në ndeshjen që zhvilluan kundrejt Zvicrës, e vlefshme për fazën e dytë të ndeshjeve, në grupin H të këtij Botërori.

Skuadra e drejtuar nga tekniku Bielsa, momentalisht është në krye të grupit me gjashtë pikë dhe shumë pranë kualifikimit nga kjo fazë.

Në krahun tjetër, Zvicra e cila u penalizua nga kartoni i kuq që mori lojtari me origjinë shqiptare Valon Behrami, do të ketë fatin për t'u përballur në ndeshjen e fundit me Hondurasin.

Megjithatë, edhe pse me dhjetë lojtarë sërish lojtarët zviceranë iu afruan shumë barazimit me anë të Derdiyok, në minutat e fundit të garës.

r.b/NOA

KOMENTE