English

Axhenda Ndërkombëtare 21 Qershor

--------------------------------------------------------------- NGJARJE KRYESORE ------------------------------ LE CAP/PORT ELIZABETH/JOHANNESBURG - Spanja, e cila është mundur në ndeshjen e parë, luan për të ardhmen e saj në Botëror kundër Hondurasit në ditën e 11-të të Kubës së botës në futboll. Në Cap, Portugali-Kore e Veriut (11:30), grupi G. A Port-Elizabeth, Kili-Zvicër (14:00) dhe në Johannesburg, Spanjë-Honduras (18:30), grupi H. Nicolas Anelka, i larguar nga ekipi i Francës pas publikimit në shtyp të fyerjeve në adresë të trajnerit Raymond Domenech, u largua nga Afrika e Jugut dhe pritet të mbërrijë sot në Evropë. TË TJERA -------------- MOSKË - Presidenti rus Dmitri Medvedev i kërkoi sot gjigandit të gazit Gazprom të përgatitet për kufizimin duke filluar nga ora 06:00 GMT eksportet e gazit drejt Bjellorusisë, me të cilin Rusia është në konflikt financiar. NJU ORLINS (SHBA) - Ndjekje e situatës së shtresës së naftës e shkaktuar nga shpërthimi i platformës Deepwater Horizon në Gjirin e Meksikës. PEKIN - Juani arriti sot nivelin më të lartë brenda pesë vjetëve, dy ditë pas angazhimit të Bankës Qendrore Kineze në favor të një elasticiteti më të madh të vlerës së këmbimit. OCH/BISHKEK - Ndjekje e situatës në Kirgizistan ku ushtria hoqi pothuaj në qetësi pothuaj të gjitha barrikadat që bllokonin hyrjen për në lagjet uzbeke të shkatërruara në Och, qendër e dhunës ndëretnike që ka shkaktuar qindra të vdekur. TEHERAN - Irani ndaloi dy ekspertë të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) të shkonin në vend, duke i akuzuar se kanë dhënë informacione false lidhur me programin bërthamor iranian. VARSHAVË - Reagime dhe zhvillime një ditë pas turit të parë të zgjedhjeve presidenciale gjatë të cilave doli fitues presidenti i përkohshëm, liberali Bronislaw Komorowski, me më tepër se 41 për qind të votave, duke lënë pas konservatorin Jaroslaw Kaczynski me më tepër se 36 për qind të votave. Dy kandidatët do të përballen në turin e dytë më 4 korrik. BOGOTA - Juan-Manuel Santos, ish-ministri i Mbrojtjes dhe kandidati i presidentit të deritanishëm Alvaro Uribe, fitoi dje në zgjedhjet presidenciale dhe premtoi menjëherë të tregojë "ashpërsi" ndaj gueriljes. PEKIN - Një shpërthim në një minierë qymyri në qendër të Kinës shkaktoi 46 të vdekur sot, një aksident tjetër në një vend ku minierat mbeten shumë vdekjeprurëse me rreth 2 600 të vdekur vitin e kaluar, mësohet nga shifra zyrtare. BRAZZAVILLE/JAHUNDE - Ndjekje e kërkimeve për një avion që transportonte 11 persona, nëntë prej të cilëve punonjës australianë të një ndërmarrjeje minerare, i konsideruar i zhdukur që prej të shtunës në mbrëmje mes Kamerunit dhe Kongo-Brazavilit. ANKARA/ERBIL - Presidenti Abdullah Gül takohet me liderët kryesorë civilë dhe ushtarakë për të diskutuar lidhur me shtimin e sulmeve të rebelëve kurdë (07:00). - Në Erbil (Irak), ndjekje e situatës pas një sulmi tokësor të ushtrisë turke në veri të Irakut pas sulmeve të rebelëve kurdë që kanë shkaktuar vdekjen e 12 ushtarëve brenda dy ditëve. PARIS - Jepet vendimi lidhur me tre spanjollë të cilët gjykohen për krijimin e shoqatave keqbërëse me objektiv terrorist dhe të dyshuara se i përkasin organizatës baske propavarësisë ETA. UASHINGTON - Sekretari amerikan për Mbrojtjen Robert Gates takohet me homologun izraelit Ehud Barak. BRUKSEL (Parlamenti Evropian) - Seancë përpara Parlamentit Evropian e presidentit të Bankës Qendrore Evropiane Jean-Claude Trichet (14:30). DRAGUIGNAN (France) - Presidenti francez Nicolas Sarkozy shkonnë juglindje të Francës për tëvizituar zonat e prekura nga shirat e rrëmbyeshëm që sollën vdekjen e 25 personave javën e kaluar. /I.Pu.
KOMENTE