Durrës, 21 qershor, NOA – Një prind 74 vjeçar ka kërkuar mbrojtjen e policisë për t'i shpëtuar dhunës që ushtronte vajza e tij.
Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Durrësit, ku 74 vjeçari me inicialet V. T, si pasojë e dhunës sistematike nga vajza e tij 27 vjeçare ka zgjedhur të kërkojë ndihmën e uniformave blu për të siguruar jetën.
Policia ka plotësuar të gjitha dokumentacionet për të marrë në mbrojtje 74 vjeçarin nga vajza e tij me inicialet, B. T.
Në padinë që shtetasi V. T ka dhënë në polici, ka deklaruar se vajza ka ushtruar ndaj tij dhune fizike e psikologjike duke e rrahur, ofenduar e keqtrajtuar në mënyrë sistematike.
m.xh/NOA