Tiranë, 21 qershor, NOA – Kryeministri Sali Berisha i ka bërë thirrje sot opozitës që të marrë pjesë në miratimin e ligjeve që kanë të bëjnë me reformën në drejtësi. Duke u ndalur në ligjin për Gjykatën Administrative, Berisha ka theksuar se është e nevojshme që opozita jap pëlqimin e saj, duke qenë se është diçka që ka të bëjnë me ekonominë e vendit.
“Ligji për gjykatën administrative ka një histori, një vit më parë ky ligj ka marrë votat e gjithë anëtarëve të komisionit”, tha Berisha. Ai u shpreh se qeveria mbetet e hapur për të miratuar çdo amendament që ka të bëjnë me miratimin e këtij ligji.
Berisha foli dhe për ligjin për Policinë Gjyqësore duke kërkuar votat e opozitës dhe për këtë ligj.
“Edhe më këtë ligj shënohet një hap i madh në zbatimin me seriozitet të të ligjit për konfiskimin e pasurive të krimit të organizuar”, tha Berisha.
Ai u shpreh se janë marrë modelet më të mira të ligjeve që kanë të bëjnë me sekuestrimin e pasurive.
m.xh/NOA