English

Bilanci I Humbjeve Britanike Në Afganistan Nga Viti 2001 Arrin Në 300

LONDËR, 21 qershor /ATSH-AFP/ - Bilanci i humbjeve britanike në Afganistan që prej fillimit të operacionit paqeruajtës ndërkombëtar në vend në vitin 2001 ka arritur në 300 viktima, pas vdekjes së një ushtari nga një shpërthim në jug të vendit, njoftoi sot Ministria e Mbrojtjes. "Ushtari vdiq në spitalin ''New Queen Elizabeth'' të Birmingamit, dje, si pasojë e plagëve të marra gjatë një shpërthimi në distriktin Sangin, të provincës Helmand, jugu i Afganistanit", theksoi ministria në njoftimin e saj. Bëhet fjalë për ushtarin e 55-të britanik të vrarë në Afganistan këtë vit, duke qenë i dyti bilanc vjetor më i përgjakshëm i trupave të Britanisë së Madhe në vend, pas atij të vitit 2009. Në bilancin e 300 ushtarëve të vdekur, 266 prej tyre kanë humbur jetën në luftime./ /i.p/
KOMENTE