English

Dashuroheshin në fshehtësi, familja indiane i rreh deri në vdekje dy të rinj

Haryana, 21 Qershor, NOA – Një çift të rinjsh janë rrahur dhe torturuar deri në vdekje brutalisht, duke u treguar pastaj para gjithë fshatit Haryana të Indisë, një provincë e njohur kjo bujqësore.

Policia tha se kjo është ndër vrasjet që njihen në Indi si rastet e pasojave të një sistemi të ngurtë dhe traditave shoqërore që lejojnë vetëm martesa të kombinuara nga familjet. Sipas lajmit të ofruar nga mediat indiane, trupat e Monikës 18 vjeç dhe të dashurit të saj Pinku, 19 vjeç, u gjetën të varur në tavanin e shtëpisë së xhaxhait të tij, pasi ishin torturuar për vdekje.

"Pas vrasjen e tyre, sulmuesit kanë krijuar një mashtrim për të bërë njerëzit të besojnë se ishte një vetëvrasje," tha një hetues, gjë e cila nuk është aspak e vërtetë.

Policia dyshon se vrasja ka ardhur nga anëtarët e familjes së vendasit indian, i cili dashurohej me studenten amerikane.

E pavarësisht nga ndalesa e prindërve, të dy kanë vazhduar të takohen në fshehtësi.

E duket se kjo ka bërë që të arrihet te akti brutal i rrahjes deri në vdekje të tyre.

n.e/NOA

KOMENTE