Ekon - Makina - ''Toyota'' Planifikon Uljen Me 30 Për Qind Të Çmimit Të Automjeteve
TOKIO, 21 qershor /ATSH-MIA/ - Prodhuesi japonez i makinave "Toyota" planifikon që deri në vitin 2013 të ulë çmimet e makinave me 30 për qind, me ndihmën e një strategjie të re për reduktimin e shpenzimeve, çka do të rritë konkurencën, deklaroi drejtori për shitjet i kësaj kompanie, Takeshi Shirane.
"Toyota" momentalisht është prodhuesi më i madh i makinave në botë.
Por, koncerni gjerman "Volkswagen", ai koreanojugor "Hundai" dhe konkuruesit e tjerë e ulin megjithatë përparësinë e "Toyota"-s në vëllimin e shitjes, falë rritjes së shpejtë në Kinë, Indi dhe në tregjet e tjera në zhvillim.
Para disa kohësh reputacioni i "Toyota"-s për makina të sigurta dhe të besueshme u rrezikua për shkak të problemeve me shpejtësinë e padëshiruar çka çoi në tërheqjen e miliona automjete.
"Volkswagen" është prodhuesi më i madh i makinave në Evropë, që ka planifikuar që deri në vitin 2018 ta largojë "Toyota"-n nga vendi i parë në botë./
a.jor.