English

Ekonomi - Kinë - Juani Në Nivelin Më Të Lartë Që Prej Pesë Vjetëve Në Tregun Ndërbankar

PEKIN, 21 qershor /ATSH-AFP/ - Juani arriti sot në nivelin më të lartë brenda pesë vjetëve në tregun ndërbankar, në 6,8089 kundrejt dollarit, njoftoi agjenci Dow Jones Newswire. Bëhet fjalë për nivelin më të lartë që prej rivlerësimit me rreth 2,1 për qind ndaj dollarit më 21 korrik të vitit 2005 kur vlera e këmbimt të juanit u bë nga 8,28 juanë në 8,11 kundrejt dollarit. Banka Qendrore e Kinës caktoi sot në mëngjes një kurs prej 6,8275 kundrejt dollarit dhe që nuk ndryshoi në krahasim me të premten. Sapo të përcaktohet ky kurs i përditshëm, juani autorizohet të luhatet ndaj dollarit në një kuadër prej të paktën 0,5 për qind. Rritjet e monedhës kineze në tregun ndërbankar bëhen ndërkohë që Banka Qendrore është shprehur e gatshme gjatë fundjavës të vazhdojë reformën e mekanizmit të vlerës së këmbimit të juanit, duke paralajmëruar në të njëjtën kohë se ndryshimet nuk do të ndodhin njëherësh. /I.Pu.
KOMENTE