El Salvador, 21 Qershor NOA - Trembëdhjetë persona u dogjën për vdekje në brendësi të një minibusi publik dhe kjo erdhi nga disa anëtarë të një bande në rrethinat veriore të San Salvador, kryeqytetit të shtetit amerikan El Salvador.
Pasagjerët u bllokuan në qarkun e Mejicanos, në një minibus në zjarr, nga anëtarët e bandës së Mara 18, një nga bandat më të dhunshme të El Salvador. Arsyet e këtij sulmi ende nuk dihen, por thuhet se ka qenë një kamareje ndaj policisë.
“ende nuk dihen motivet e këtij sulmi,por me sa duket banda, kërkon tu përgjigjet autoriteteve për veprimet e ndërmarra”, - tha një përgjegjës i Policisë i Komisionit të Villalobos Roberto.
Në fund të vitit 2009 qeveria e presidentit Mauricio Funes zhvilloi një fushatë të fortë ndaj grupeve kriminale dhe për këtë qëllim mobilizoi 4 mijë ushtarë në rrugë për të ndihmuar policinë.
Në El Salvador regjistrat përmbajnë një mesatare prej 13 vrasjesh në ditë.
r.b/NOA