English

Gjykata: Mungojnë Avokatët, Shtyhet Seanca Për Çështjen "Gërdeci"

TIRANE, 21 Qershor/ATSH/.- Gjykata e rrethit të Tiranës shty sot, për mungesë avokatësh, seancën e radhës për çështjen "Gerdeci", me 29 të pandehur, në pjesën më të madhe ish -drejtues të ministrisë së Mbrojtjes dhe Ushtrisë. Në seancën e parashikuar për t'u zhvilluar sot munguan 5 avokatë përfaqësues të interesave të disa prej të pandehurve të këtij procesi. E ndodhur para kësaj situate, Gjykata vendosi që të zhvillojë seancën e radhës më datën 28 qershor, duke shkaktuar pakënaqësi tek familjarët e viktimave të tragjedisë së Gërdecit. Si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm të ndodhur më 15 mars të vitit 2008 në ish- fabrikën e demontimit të municioneve luftarake në fshatin Gërdec të Tiranës humbën jetën 26 persona, ndërsa shumë të tjerë mbetën të plagosur. Çështja "Gërdeci" konsiderohet më e madhja në historinë gjyqësore, me 29 të pandehur dhe mbi 300 dëshmitarë, të cilët aktualisht janë duke dhënë dëshmitë e tyre në Gjykatë. /a.m/s.s./
KOMENTE