English

Hapet Java e Çamërisë, nisin aktivitetet që përkujtojnë genocidin

Tiranë, 21 Qershor, NOA – Sot hapet Java e Çamërisë me aktivitete në kujtim të 27 qershorit, ditës së njohur si dita e genocidit karshi popullësisë shqiptare çame.

Lajmi konfirmohet nga zyra e shtypit të Partisë për Drejtësi dhe Unitet (PDU), e cila ka si një nga pikat kryesore të programit dhe statutit të saj, mbrojtjen e çështjes çame.

Kështu, bëhet me dijeni se aktiviteti i parë që do të hapë këtë javë, është ai që pritet të mbahet në orën 18.30 në mjediset e Shtëpisë së Oficerëve, ku parashikohet që të prezantohet edhe Balada Çame, një këngë me vargjet e Bilal Xhaferit, kompozuar nga Edmond Zhulali dhe kënduar nga Enkelejda.

Marrin pjesë artistë dhe personalitete nga të gjitha trevat shqiptare, ku i ftuar nderi do të jetë Adem Demaçi.

n.e/NOA

KOMENTE