Viti (Kosovë), 21 qershor, NOA – Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë ka bërë të ditur emrat e tre prej shtetasve që janë vrarë në Kosovë. Sipas informacioneve nuk janë dy shtetas të vrarë nga Maqedonia, por tre.
Sipas të dhënave të para personat e vrarë janë: Qenan Ademi, 9 vjeç nga fshati Nikushtak dhe Qazim Bakija, 24 vjeç nga fshati Nikushtak si dhe Qemal Agushi, 27 vjeç nga fshati Sllupçan.
Në mesin e viktimave bëhet i ditur edhe emri i shtetasit të Kosovës, Bardhyl Fetahu.
NOA/INA