English

Irak - Tetë Të Vdekur Nga Shpërthimi I Dy Bombave Artizanale Në Bagdad

TIKRIT, 21 qershor /ATSH-AFP/ - Tetë persona, ndër të cilët gjashtë policë, mbetën të vdekur dhe 18 të tjerë u plagosën nga shpërthimi i dy bombave artizanale në veri të Bagdadit, deklaroi sot një përgjegjës lokal. Atentati i dyfishtë ndodhi orët e par të ditës së stome në lokalitetin me shumicë popullsie sunite në Ach-Charqat, rreth 290 kilometra në veriperëndim të kryeqytetit, në provincën Salaheddine, deklaroi koloneli Hatem al-Joubouri, zëdhënësi i policisë së provincës. "Bomba e dytë ishte parashikuar të shpërthente disa minuta pas të parës, në momentin kur banorët ishin mbledhur për të ndihmuar viktimat e bombës së parë", u shpreh Joubouri. Ky sulm ndodhi në një ditë jashtëzakonisht të përgjakshme në Irak, një ditë pas një atentati të dyfishtë me autobombë në Bagdad, ku u godit një degë e Bankës Tregtare të Irakut, ku mbetën të vdekur rreth 26 persona dhe të plagosur mbi 53 të tjerë./ /i.p/
KOMENTE