Kinë - Arrin Në 175 Bilanci I Viktimave Nga Përmbytjet Në Qendër Dhe Jug Të Vendit
PEKIN, 21 qershor /ATSH-AFP/ - Bilanci i përmbytjeve në rajonet qendrore dhe jugore të Kinës arriti sot në 175 viktima dhe mbi 107 të zhdukur që prej një jave, njoftoi qeveria, ndërkohë që kryeministri Wen Jiabao bëri thirrje për dyfishimin e përpjekjeve të lehtësimit të situatë.
Më tepër se milion persona janë evakuuar nga zonat e përmbytura të dhjetë provincave dhe rajoneve që prej 13 qershorit, sipas qeverisë.
"Në ditët e ardhshme, pritet një tjerë valë reshjesh të dendura shirash në jug të vendit dhe do të përballemi me një sfidë akoma më të madhe, rrjedhimisht duhet të parapërgatitemi më mirë që të mund të shmangim katastrofa të tjera", deklaroi dje Wen.
"Gjendemi në një periudhë thelbësore, duhet të jemi plotësisht të gatshëm të përforcojmë organizimin e shpëtimit të banorëve", theksoi ai gjatë një vizite në provincën Guangxi, veçanërisht e prekur nga përmbytjet.
Shirat e rrëmbyeshëm kanë ndikuar në jetën me mbi 15 milionë personave, kanë shkatërruar mbi 178 mijë banesa dhe shkaktuar rreth 19.7 miliardë juan (2.3 miliardë euro) humbje ekonomike, njoftoi ministria e Çështjeve Civile.
Bilanci i mëparshëm fliste për 147 viktima dhe 93 të zhdukur deri dje./
/i.p/