English

Kinë - Të Paktën 46 Viktima Nga Një Shpërthim Në Një Minierë Qymyri

PEKIN, 21 qershor /ATSH-AFP/ - Dyzet e gjashtë persona humbën jetën sot nga një shpërthim të tronditi një minierë qymyri, në një rajon qendror Kinës, njoftoi agjencia kineze e lajmeve Hsinhua, e cila citonte autoritetet lokale. Shpërthimi, i provokuar nga një sasi i grumbulluar eksplozivi, ndodhi gjatë orëve të para të ditës së sotme në një minierë të distriktit Weidong, në rajonin Pingdingshan të provincës Henan. Minierat në Kinë mbeten shumë të përgjakshme pavarësisht progresit lidhur me sigurinë gjatë këtyre viteve të fundit. Rreth 2 600 minatorë kanë humbur jetën vitin e fundit, sipas shifrave zyrtare./ /i.p/
KOMENTE