English

Kirgizi, Osh, vriten dy vetë, plagosen 17 të tjerë

Bishkek, 21 qershor, NOA – Pas arrestimit nga policia e Kirigizisë e 20 eksponentëve të dyshuar për ushtrim dhune në Jug të vendit, autoritetet e vendit njoftuan në qytetin Osh, janë vrarë edhe dy persona të tjerë dhe janë plagosur 17 të tjerë, gjatë bastisjes në një lagje të pakicës uzbeke. Qyteti jugor i oshit, ishte qendra më e nxehtë mes kirgizëve dhe pakicës uzbeke, nga ku sipas burimeve numërohen 208 të vrarë dhe 400 mijë refugjatë, nga të cilët 100 mijë në Uzbekistanin fqinj.

Ministria e Brendshme e Kirgizisë, deklaroi më parë se hetuesit kishin nisur 90 2ështje hetimore për vrasje, rrëmbime dhe zjarrvënie.

Pas zgjatjes së gjendjes së jashtëzakonshme të vendosur nga qeveria e përkohshme deri në 25 qershor, ushtria e Kirgizisë ka hequr shumicën e barrikadave rreth lagjeve uzbeke në qytetin Osh.

mit/NOA
KOMENTE