English

Lippi: Botërori ynë nis tani!

Centurion, 21 qershor, NOA – Pas ta parit barazim në grup me Paraguajin dhe atij të djeshëm me Zelandën e re, trajneri i kombëtares italiane, Marçelo Lippi tregon forcën e të kaltërve të Italisë, kur deklaron në një konferencë për mediat se botërori për italianët fillon tani.

Mjeshtri italian, duke perifrazuar trajnerin e Anglisë, Fabio Kapello, që thotë se lojtarët e tij janë të terrorizuar nga botërori, Lippi shton se “Nuk dua që të na ndodhë edhe ne, nuk dua që lojtarët e mi të kenë frikë nga ky botëror”.

Lippi e evidentoi këtë pas barazimit me Zelandën e re, e cila thënë shkurt i ka rrezikuar tejet planet e Italisë për t’u kualifikuar për në 16-e pas ndeshjeve në grup.

Trajneri italian iu përgjigj edhe zërave që e kundërshorjnë atë për zëvendësimet e shpeshta të lojtarëve, duke thënë me nerv, se “i kam bërë gjithnjë. Kur gjithçka shkon mirë, ju thoni që e nxora zgjidhjen andej nga s’pritej, kur shkon keq thoni që bëra gabim. Nëse nuk bëj asgjë për të lujatur vendit i bie që kam qenë i pafuqishëm e kam ndihmuar në një farë mënyrë humbjen e skuadrës.”, përfundoi deklaratat e tij për mediat trajneri italian Marçelo Lippi.

Tashmë skuadrës italiane nuk i mjafton vetëm fitorja me Sllovakinë, por edhe ndonjë barazim i mundshëm i Paraguajit, që kryeson grupin F, me Zelandën e re.

mit/NOA
KOMENTE