English

Maradona:Goli i Fabianos, “jo nga dora e Zotit”

Pretoria, 21 qershor, NOA – Goli i dytë i Luis Fabianos në portën e Bregut të Fildishtë nuk erdhi nga dora e Zotit, sikundër tregoi sulmuesi brazilian.

Këtë deklaratë, e ka bërë vetë Pibe de Or, gjeniu i futbollit, Diego Armando Maradona, që nga dora e Zotit merr vesh më shumë se kushdo tjetër.

“Jo, ai gol u shënua me krah. Fabiano e kontrolloi topin me krah, dhe kjo duket fare qartë”, tha duke buzëqeshur trajneri i Argjentinës, ndërsa po komentonte ndeshjen.

Maratona nënvizoi më pas se pjesa më tragjikomike e atij goli ishte të shihje arbitrin teksa qeshte pas shënimit të golit kundër Bregu i Fildishtë.

Ndeshja e dytë në grup e pesëherëkampionëve të botës me Bregun e Fildishtë e kaloi Selesaon në 16-e, sikundër më parë kishin dalë Argjentina dhe Holanda, me 6 pikë.

mit/NOA

KOMENTE