English

Në Hënë mund të ketë më shumë ujë sesa është menduar deri tani

SHBA, 22 Qershor, NOA- Hëna mund të përmbajë më shumë ujë në thellësitë e saj sesa është imagjinuar, gati edhe njëqind herë më shumë. Të dhënat vijnë nga një studim i botuar në revistën Akademia e Shkencave të SHBA-së (PNAS).

Hulumtimi u realizua nga një grup studiuesish te koordinuar nga amerikani McCubbin Francis i Institutit Carnegie, i cili ka rianalizuar disa shkëmbinj hënorë të mbledhur gjatë misioneve Apollo.

Sipas studimit, uji mbahet në magmën e nxehtë të Hënës kur ajo është formuar, 4.5 miliardë vite më parë dhe më pas do të përhapet në pjesët e brendshme të saj.

"Për më se 40 vjet kemi menduar se hëna ishte e thatë", - sqaron koordinatori i studimit, Francis McCubbin.

"Kohët e fundit - vazhdon ai - është zbuluar ujë në mostrat e shkëmbinjve hënor të grumbulluara nga misionet e Apollonit. Ne kemi studiuar dy mostra të tjera nga misionet Apollo dhe në meteoritët hënorë gjetëm një sasi të madhe uji, madje edhe 5 pjesë për milion”, - thotë Francis McCubbin.

Bazuar në këtë përfundim, studiuesit llogaritën se sasia e ujit në brendësi të Hënës do të jetë deri në 100 herë më e madhe se vlerësimet e bëra deri tani.

Hulumtuesit thonë se uji ka qenë i pranishëm në Hënë gjatë lindjes së tij ose kur magma e nxehtë fillon të ftohet dhe të shndërrohet në kristale.

Zbulimi i jep më shumë peshë teorisë së ndikimit, se Hëna ka lindur nga përplasja midis një objekt aq të madh sa Marsi dhe Toka rreth 4.5 miliardë vjet më parë, duke përhapur të dy materiale në hapësirë që pastaj janë bashkuar për të formuar Hënën.

a.k/NOA

KOMENTE