Pakistan - Gazsjellës - Iran - Shba Kërkon Të Mos Shkelet Embargo Kundër Teheranit
ISLAMABAD, 21 qershor /ATSH-ANSA/ - Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar Pakistanit të mos vazhdojë më tej me punimet për sa i përket projektit të një gazsjellësi me Iranin dhe të presë për t'u njohur me legjislacionin që po përgatitet pas vendimit të Këshillit të Sigurimit (OKB) për sanksione të reja kundër Teheranit, njoftojnë sot mediat e Islamabadit.
Përfaqësuesi amerikan për Afganistanin dhe Pakistanin, Richard Holbrooke, gjatë një vizite në Islamabad, konfirmoi se "autoriteteve pakistaneze i është kërkuar nga pala amerikane të presin miratimin e ligjit të Kongresit para se të vendosin, sepse do të ishte një tragjedi nëse do të arrihej në një marrëveshje në konflikt me ligjin".
Por duke folur për gazetarët, ministri i Jashtëm i Pakistanit, Shah Mahmood Qureshi, deklaroi se "ekspertët pakistanezë do të kujdesen që marrëveshja për gazsjellësin Pakistan-Iran të mos fytet në sanksionet kundër Iranit". "Ky projekt është i nevojshëm për të garantuar nevojën energjetike të vendit", përfundoi ai.
Në fillim ishte menduar që gazsjellësi do të lidhte Iranin dhe Indinë nëpërmjet Pakistanit, por New Delhi vendosi që të tërhiqet nga projekti për shkak të tarifave, por ndoshta edhe për shkak të presioneve të Uashingtonit.
/e.v/