Pasqyra E Shtypit Të Kosovës
PRISHTINË, 21 Qershor /ATSH-B.Jashari/.- Më poshtë vijojnë titujt kryesorë të gazetave të Kosovës të ditës së sotme:
"Koha Ditore"
Liderët kosovarë pa qëndrime rreth deklaratave të Feithit - Sejdiu e Thaçi askujt nuk i kërkojnë dorëheqje - Përderisa kryeministri Thaçi ka thënë se qeveria e tij ka mbështetjen e Brukselit, presidenti Sejdiu ka thënë se dorëheqja është çështje morale e çdokujt dhe ka kërkuar që procesi i hetimeve të nisura të vërtetohet
Tituj të tjerë:
Thaçi thotë se Kosova e ka mbështetjen e Brukselit pas opinionit të GJND-së
Sejdiu optimist në përkrahjen nga jashtë pas GJND-së
Qeveria vërshohet nga kërkesat për komuna të reja
Hiri i Bekim Fehmiut përjetësisht në Lumëbardh
Prizreni edhe tre muaj afat për ndryshimin e logos
Komuna u jep tenderë ortakëve të djalit të presidentit
Qeverisë i dështon projekti 80-milionësh
Foto lajmi: Rreth një e treta e qytetarëve të komunës së re të Parteshi i janë përgjigjur pozitivisht ftesës së Prishtinës për zgjedhje lokale.
"Bota Sot"
Bllokimi i pesëshes së BE-së po thyhet
Tituj të tjerë:
Krasniqi: Bisedime, atëherë kur Serbia të mos ndërhyjë në Veri
Merr mbështetje për njohje nga vendet afrikane - Ptresidenti Sejdiu u kthye nga vizita në Malavi
Thaçi: Nuk do të këtë bisedime për statusin - Kryeministri kthehet nga Brukseli
Pushtet që i largon nga kontrolli i Prishtinës
Lulzim Basha kandidat i PD-së për kryetar të Tiranës?
Universitetit të Prishtinës po i hiqet autonomia me ligj
"Zëri"
Qeveria teknike, e papranueshme - Ideja për qeveri teknike nuk ka gjetur mbështetjen e nevojshme në spektrin politik kosovar
Tituj të tjerë:
Votuan serbët e Parteshit
Sejdiu kthehet nga Malavi, Thaçi nga Brukseli
Hiri i Bekimit u hodh në Lumbëardh të Prizrenit
Larg udhërrëfyesit për liberalizim - Kosova është shumë larg përmbushjes së kritereve për liberalizim, vlerëson opozita
Opinione - Kosova duhet t'i ruajë miqtë e saj
"Tribuna shqiptare"
Ringjallet Partia Parlamentare - Disa nga anëtarët e vjetër të Partisë Parlamentare të Kosovës i kanë rënë pishman se e kanë shkrirë partinë e tyre në strukturat e AAK-së.
Tituj të tjerë:
Tiranë - Rama përballë Bashës?
Prishtinë - Trashet pakënaqësia
Shkup - BDI do ta braktisë Qeverinë!
Kryeministri Thaçi dhe Presidenti Sejdiu u kthen në Prishtinë - Kthehen me mbështetje
Shembulli nga Parteshi
"Lajm"
Agjencia Antikorrupsion pas 1 qershorit nuk i ka pranuar formularët për deklarimin e pasurisë - Fillojnë ndëshkimet
Tituj të tjerë:
Kryeministri Thaçi transmeton mesazhin e marrë gjatë vizitës në Bruksel - Fillon kapitulli i ri i integrimeve evropiane
Presidenti i Kosovës përfundoi vizitën në Malavi - Merr mbështetje për lobim
Katër mijë më shumë (studentë të rinj në Universitetin e Prishtinës)
Kompromis i dhimshëm
"Epoka e Re"
Fundi i misterve për rastin Limaj - Letërkatastrofa - Ja ku e keni "provën" e famshme. Hetimet kanë përfunduar dhe pritet të shpallet pastërtia e Limajt
Tituj të tjerë:
Thaçi: Nuk do të ketë hapje të çështjes së statusit të Kosovës
Mediat zvicerane vlerësojnë lart ambasadorin e Republikës së Kosovës - Naim Malaj, ambasador i paqes
"Infopress"
Nderim artistit të madh - Speciale - Kush ishte Bekim Fehmiu?
Tituj të tjerë:
Parteshi, shuplakë Beogradit
Gjykata e Qarkut në veri të Mitrovicës, sipas EULEX-it, pritet të funksionalizohet shumë shpejt
Statusi e territori, të paprekshëm
Pas Parteshit, vjen veriu
PTK bëhet gati për Shqipëri
"Kosova Sot"
Sejdiu e Thaçi, optimistë pas procesit të GJND-së - Njohjet do vazhdojnë
Tituj të tjerë:
Editoriali - Kosova e favorizuar para mendimit të GJND-së
Shefi i Policisë së Kosovës, Behar Selimi, paralajmëron ndryshime në strukturat policore - Spastrime në Polici
Është koha për hetime serioze
Thellohet varfëria, produktiviteti në nivel të ulët
"Express"
Paqedashës me stil - Për shkak të keqkuptimeve, konsiderohem si person që ka lidhje me terrorizmin. Raporti i FBI është qesharak. Shqiptarët janë paqedashës dhe falënderues ndaj SHBA-së. Nuk e njoh Hysen Sherifin. Nuk di ta përdor mirë kompjuterin dhe shumë pak internetin. Mjekrën e gjatë e mbajë për fe, kurse flokët për qejf. Bajram Asllani nga Mitrovica, i dyshuar për lidhje terroriste, flet për Express.
Tituj të tjerë:
Mos u shqetësoni - Presidenti Fatmir Sejdiu dhe Kryeministri Hashim Thaçi besojnë se opinioni i GJND-së do të jetë në favor të Kosovës.
Fjala e Parteshit - Parteshi, Budriga dhe Pasjani iu përgjegjën pozitivisht thirrjes për të dalë në zgjedhje.
Bekimi në Prizren
Merren vesh
Patriotët, Demokratët dhe Loja me pasurinë kombëtare - Opinion
/s.s./