Poloni - Zgjedhje Presidenciale: Komorowski Fiton Me 41 Për Qind Të Votave Pas Numërimit Në 94,3 Për Qind Të Votave
VARSHAVË, 21 qershor /ATSH-AFP/ - Kandidati liberal Bronislaw Komorowski fitoi në turin e parë të zgjedhjeve presidenciale të ditës së djeshme në Poloni, me 41,22 për qind të votave, duke lënë pas konservatorin Jaroslaw Kaczynski, i cili mori 36,74 për qind të votave, sipas rezultateve të dala nga numërimi i 94,3 për qind të votave, njoftoi sot Komisioni Zgjedhor.
Dy rivalët do të përballen në turin e dytë të votimit më 4 korrik.
Kandidati i majtë, socialdemokrati Grzegorz Napieralski, shkaktoi habi duke dalë i treti me 13,7 për qind të votave.
/I.Pu.